• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skënderbeu dhuron spektakël me Luftëtarin, gjirokastritët munden 3 me 0

19/02/2017
Skënderbeu dhuron spektakël me Luftëtarin, gjirokastritët munden 3 me 0

Futboll i bukur, emocione dhe gola spektakolarë. Kjo jo vetëm për meritë të Skënderbeut, që fitoi 3-0 përballë Luftëtarit, por edhe për meritë të gjirokastritëve, që pavarësisht se u paraqitën të gjymtuar në Korçë, nuk hoqën dorë nga loja karakteristike që i ka mahnitur të gjithë. Gjithsesi, mungesat e pesë titullarëve Boyom e Beqiri në qendër të mbrojtjes, Ramadani në mesfushë, Brahimajt i dëmtuar dhe yllit të ekipit Kristal Abazaj në krah krijuan një boshllik të vështirë për tu mbushur.

Te Skënderbeu diferencën e bën kualitetet dhe eksperienca. Në të 25-ën Salihi shërbeu te Gjergji Muzaka, që në ndeshjen e parë realizoi edhe golin e parë në rikthimin te Skënderbeu. Luftëtari vuajti goditjen, ndërsa korçarët provuan të shfrytëzonin momentin fillimisht me Salihin  dhe më pas me Radas, që ishte i pafat.

Gjirokastritët treguan se nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin, me debutuesin Mutumane që ishte i pafat.  Goditja me kokë e mesfushorit nga Mozambiku u frenua nga shtylla me portierin Shehi që e largoi topin, ndërsa gjirokastritët pretendonin që e kishte kaluar vijën e portës. Pas atij episodi, ishte Rexhinaldo ai që pretendoi 11-metërsh pas ndërhyrjes së Jashanicës, por gjyqtari Xhaja vazhdoi lojën.

Me Luftëtarin të hedhur në sulm, Skënderbeu përfitoi dhe i goditi gjirokastritët me kundërsulmin e rrufeshëm të Liridon Latifit.  Mesfushori i Kombëtares lëshoi një goditje të shkëlqyer nga distanca, duke kombinuar teknikën dhe potencën, duke mos i lënë asnjë shans portierit Ruçi.

Megjithë disavantazhin, Luftëtari e mbylli lojën në sulm, por goditja e radhës ishte edhe lëndimi i yllit tjetër të skuadrës, Devji Bregu, që u zëvendësua përpara pushimit ndërmjet pjesëve nga Zogaj.

Pavarësisht humbjeve në cilësi, skuadra e Milinkoviç nuk u dorëzua dhe provoi të shënonte me Zguron por goditja përfundimtare erdhi në të 75-ën nga Marko Radas. Kroati realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca e largët, duke vulosur suksesin e Skënderbeut.

Në suksesin me goleadë edhe Salihi kërkoi pak lavdi personale, por pa mundur të thyente Ruçin, ndërsa Luftëtari e mbylli ndeshjen në sulm dhe pavarësisht humbjes meritoi sërish komplimente.

Për Skënderbeun e trajnerit Daja, kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, por ndeshja e parë ku skuadra realizoi më tepër se një gol. Një sukses që përveç sinjaleve pozitive nga sulmi, i shërbeu korçarëve për ti bërë presion Kukësit, me diferencën nga kryesuesit që u ngushtua përkohësisht në vetëm një pikë.

Related Posts

Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n
Sport

Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n

16/12/2025
Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n
Sport

Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n

16/12/2025
“Tym i bardhë”, Tare i gjen Allegrit “bomberin” e shumëkërkuar, rinovon edhe Saelemaekers
Sport

“Tym i bardhë”, Tare i gjen Allegrit “bomberin” e shumëkërkuar, rinovon edhe Saelemaekers

16/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic

Spektakël te United-Bournemouth, 8 gola në Premier League
Sport

Spektakël te United-Bournemouth, 8 gola në Premier League

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n

Shpërtheu në konferencë, Chelsea merr vendim për Marseca-n

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al