• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skënderbeu “plas bombën”, rrëmben Kristal Abazajn nga Luftëtari

05/01/2018
Skënderbeu “plas bombën”, rrëmben Kristal Abazajn nga Luftëtari

“Bomba” e merkatos vjen nga Skënderbeu. Kristal Abazaj është i skuadrës korçare. Sulmuesi 21-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun me bekimin edhe të dy klubeve, që kanë rënë dakord për transferimin, i cili do të formalizohet vetëm verën e ardhshme. Vetë Abazaj ka konfirmuar për SuperSport hedhjen e firmës me Skënderbeun në bazë të një marrëveshjeje që e lidh atë me ekipin korçar deri në vitin 2020. Gjatë 6 muajve të ardhshëm futbollisti do të qëndrojë te Luftëtari në formë huazimi, ndërkohë që do të paguhet nga Skënderbeu.

Gjithsesi, ekziston edhe një prapaskenë interesante që Abazaj të shitet menjëherë në merkaton e janarit, nga Skënderbeu në një klub të huaj, natyrisht në këtë rast duke përfituar edhe një fond të rëndësishëm financiar. Një goditje e madhe në të gjithë aspektet kjo për Skënderbeun që qëndron në “pole position” edhe për “xhevahirin” tjetër të Luftëtarit, Dejvi Bregun. Situata e vlonjatit është disi ndryshe edhe pasi kontrata e tij me skuadrën gjirokastrite skadon në fund të këtij sezoni. Futbollisti vlonjat refuzoi para pak javësh destinacionin “Flamurtari” edhe pse dy klubet gjetën akordin në parim.

Te Luftëtari, ku rrezikojnë ta humbasin pa përfituar asgjë në qershor, kur mbaron edhe kontrata, do të preferonin një rinovim të tijin ose shitjen në merkaton e janarit, por vetë futbollisti duket i bindur për të qëndruar në Gjirokastër. Më pas, në verë, me parametër zero, rriten edhe shanset për një kontratë shumë më fitimprurëse në aspektin personal, duke patur parasysh se klubi ku do të shkojë nuk do të jetë i detyruar të paguajë për kartonin. Te Skënderbeu, ku e kërkojnë prej kohësh, janë shfaqur të gatshëm për të kënaqur gjithë pretendimet financiare të 22-vjeçarit.

Related Posts

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam dhënë 110%”, Lara Colturi: Këto Lojëra Olimpike do t’i kem në mendje gjithmonë
Sport

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam dhënë 110%”, Lara Colturi: Këto Lojëra Olimpike do t’i kem në mendje gjithmonë

19/02/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Vora me “arsenalin” gati për Elbasanin, por ka edhe alarm kartonësh

19/02/2026
Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”
Sport

Elbasanit nuk i falen më gabimet, 12 pikë me ekipet “në hall” ose lamtumirë titull

19/02/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

“Demat” nisin përgatitjet, në Vlorë për 3 pikët me sytë nga “Final 4”

19/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam dhënë 110%”, Lara Colturi: Këto Lojëra Olimpike do t’i kem në mendje gjithmonë

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam dhënë 110%”, Lara Colturi: Këto Lojëra Olimpike do t’i kem në mendje gjithmonë

19/02/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Vora me “arsenalin” gati për Elbasanin, por ka edhe alarm kartonësh

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al