• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“S’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit”, Balluku i kthehet opozitës: ERE e ka bërë punën siç duhet

04/10/2022
Balluku: Qytetarët janë shumë të qartë, opozita jep sugjerime nga karrigia, kriza ka prekur gjithë botën

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancën e sotme plenare ka dalë në mbrojtje të ERE-s për sa i përket anulimit të vendosjes së fashës 800 KW. Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Elidon Bushati, i cili i akuzoi se e kthyen vendimin nga frika, Balluku tha se ndikuan një sërë arsyesh, që nga situata hidrike e deri te ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer. Për sa i përket akuzave të opozitës ndaj ERE-s, ministrja tha se e ka bërë punën siç duhet.

Debati

Bushati: Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar. Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie

Balluku: Për sa i përket rrugëve nuk ka ndonjë dyshim, asnjëri prej jush nuk dyshon se sa km rrugë janë bërë në këto vite. Për sa i përket korridorit blu, ne kemi provuar gjatë 2020, dhe ka qenë e pamundur për shkak të mosfinancimeve të bankave për një projekt aq të madh. Ne e kemi ndarë garën në 4 lote. Na është dashur që këto veprat ë bëhen në khw të vështira. Është në interesin e qeverisë që të përmbyllë të gjitha projektet e nisura, pavarësisht problemeve financiare që kemi nisur.

Për sa i përket energjisë e kuptoj që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kW. Ne nuk i marrim vendimet duke pasur parasysh nëse mërziteni ju apo jo. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. Qytetarët janë gjithashtu më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për të kursyer. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj. Ju që i hidheni ERE-së se s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit, nuk është mirë. Ata janë burra dhe gra të nderuara dhe keni një javë që po i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ice Spice tregon të vërtetën pas humbjes në peshë: Ishte depresioni!

Ice Spice tregon të vërtetën pas humbjes në peshë: Ishte depresioni!

03/03/2026
Pas fjalëve denigruese të Rogertit, reagon motra e Mateos: Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën

Pas fjalëve denigruese të Rogertit, reagon motra e Mateos: Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al