• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Socialistët kanë nisur fushatën në Gjirokastër, Çuçi takime në Cepo: Normale që shqiptarët të presin më shumë nga ne sepse nga kundërshtarët tanë u bë kohë që nuk presin më asgjë

18/01/2021
Socialistët kanë nisur fushatën në Gjirokastër, Çuçi takime në Cepo: Normale që shqiptarët të presin më shumë nga ne sepse nga kundërshtarët tanë u bë kohë që nuk presin më asgjë

Socialistët kanë nisur fushatën në Gjirokastër tashmë edhe me takime në terren me grupe të vogla duke iu përmbajtur kufizimeve të pandemisë së Covid 19. Drejtuesi politik dhe njëherazi Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi së fundi një takim në fshatin Çepunë të njësisë administrative Cepo.

“Nisa ditën me disa banorë të fshatit Çepunë në Gjirokastër, ku bashkë me kryetarin e bashkisë patëm një diskutim për çështje të ndryshme komunitare të kësaj zone që lidhen me tokat bujqësore, investimet në infrastrukturë etj. Në dallim nga kundërshtarët tanë që i kemi prapa, sepse përballë kemi vetëm të ardhmen dhe nevojën e vazhdueshme për më shumë investime e shërbime publike më të mira, ne nuk shkojmë te njerëzit vetëm kur janë zgjedhjet. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë, mjafton t’ju kujtoj këtu edhe turin e llogaridhënies publike që ne zhvilluam menjëherë pasi fituam zgjedhjet e vitit 2017, por edhe iniciativa të tjera që adresojnë më mirë shqetësimet reale të njerëzve”, shkruan Ministri i Brendshëm.

Sipas tij sfida e vërtetë e socialistëve në këto zgjedhje është që të mos lejojnë kthimin mbrapa në qeverisjen e PD-LSI.

“Natyrisht që do të ketë edhe të pakënaqur dhe është normale që shqiptarët të presin më shumë nga ne sepse nga kundërshtarët tanë u bë kohë që nuk presin më asgjë. Prandaj sfida që kemi përpara është të mos ia vështirësojmë Shqipërisë të nesërmen duke u kthyer e shkuara e rrëmujës dhe rrënimit #PDLSI . Më 25 prill nuk ka zgjedhje tjetër më të mirë për Shqipërinë veç Partisë Socialiste”, shprehet Çuçi.

 

 

 

 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al