• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj

13/06/2025
Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj

Legjenda vlonjate e futbollit, Sokol Kushta, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për sa i përket barazimeve të Shqipërisë, me Serbinë dhe Letoninë. Ai sulmon trajnerin e Kombëtares, Silvinjon duke e quajtur arrogant dhe se duhet reflektim.

Postimi i Kushtës:

Mbas barazimit të paralajmëruar në Riga duhet sesbën një reflektim nga të gjitha strukturat që merren me Kombëtaren. Në momentin kur doli formacioni diskutoja me bashkë lojtarë të mi që sot trajneri sikur s’do të fitojmë dhe argumenti është i thjeshtë.

Filloi me formacionin më të keq të pjesës së parë me Serbinë, minus Hysajn që qe lojtari më i mirë i joni. Unë dhe shumë lojtarë të Kombëtares na intereson kombi dhe Kombëtarja jo kush është trajner, pasi janë me datë skadence. Dhe ky trajner bën veprime që unë nuk mundet t’i kuptoj.

Kur Hysaj nuk loz mirë nuk e lëviz, kur Manaj është në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetëm e riloz por e vë dhe kapiten. Kjo është kapriço e një arroganti qe paguhet shumë për Kombëtaren tonë. Dhe në fund del kundra të gjithëve dhe thotë një sulmues bën dhe 4 gola, dmth ju s’dini nga taktika ime. Kur dhe tifozi më normal e kuptonte që ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë në mbrojtje dhe duhet të loznin me Brojën, Dakun, Muçin në sulm.

Me Hysajn djathtas, Mitajn majtas të dy lozin mirë krahun, Shehun e Asllanin në qendër dhe tre mbrojtësit që kemi.. Shumë e thjeshtë dhe do qe shumë efektive. Dhe Uzunin, Hoxhën me Bajramin dhe Ramadanin i kishe forca të gatshme për lojë. Por jo ndërrime në minutën e 80, pa sens logjik.

Silvinjo kur jep intervista nuk duhet të hajë kapriço me gazetarë dhe ish-lojtarë të Kombëtares me terma pa bazë futbolli, por me argumente dhe respekt. Po të qe në Brazil ose në një shtet tjetër trajner dhe të jepte ato përgjigje arrogante kundrejt ish-lojtarëve të kombëtares ose gazetarëve, 24 orë nuk do qe më trajner… Duhet reflektim.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al