• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sondazhi/ Shqiptarët u besojnë më shumë ndërkombëtarëve se institucioneve shtetërore

19/11/2022
Sondazhi/ Shqiptarët u besojnë më shumë ndërkombëtarëve se institucioneve shtetërore

Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.

Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.

Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%.

Edhe pse menaxhon buxhetin e gjithë shqiptarëve qeveria ka vetëm 18.5% të besimit të tyre.

Shqiptarët kanë shumë pak besim edhe tek ata që duhet të ishin avokati i tyre mbrojtës, opozita me vetëm 17.3%, media me 18.1% dhe Shoqëria Civile me 16.1%.

Ndërsa, Policia, e cila ka për detyrë të ruaj rendin dhe sigurinë ka vetëm 16.1% të besimit të qytetarëve.

Më poshtë renditet institucioni i Presidentit me 15.2%. Lista vijon në zbritje me pushtetin lokal që ka vetëm 14.5% të besimit.

Ndërsa SPAK edhe pse është trumbetuar shumë nga ndërkombëtarët është shumë më poshtë se këta të fundit për nivelin e besimit që shqiptarët kanë tek ky institucion me vetëm 14.2%.

Në tre vendet e fundit renditet Parlamenti me 7.4%, gjykatat me 7.4% dhe partitë politike me 6%.

Renditjen për nivelin e mosbesimit që kanë shqiptarët për institucionet e kryesojnë partitë politike me 64.2% pasuar nga opozita 30.7%, qeveria me 51.6%, pushteti lokal me 48.7%, parlamenti me 48.4%, gjykatat me 46.2%, presidenti me 39.1%, SPAK me 38.9%, policia me 37.5%, KQZ me 36%, media me 33.9%, liderët fetarë me 32.8%, Shoqëria Civile me 30.9%, Ambasada Amerikane me 21%, OSBE me 17.8% dhe Delegacioni i BE me 17.3%.

Ambasada Amerikane edhe pse institucioni me i besueshëm për shqiptarët ka pasur një lëkundje muajin e fundit nga 36.9% në shtator ka rënë në 33.2%. Po ashtu edhe delegacioni i BE në shtator 38% dhe në tetor 30.7%.

Por, në nivelin e besimit ndaj Ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE ka një ndasi të madhe politike. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është më e besueshme për votuesit e së majtës ku 59.1% e besojnë, 31% janë neutralë dhe vetëm 8.7% nuk i besojnë. Nga ana tjetër demokratët kanë krejt qasje tjetër pasi vetëm 15.8% e tyre e besojnë ambasadoren, 29.4% janë neutral dhe 53.8% e votuesve të PD-së nuk e besojnë.

Më ndryshe është qasja ndaj ambasadores së BE-së Christiane Hohmann e cila po ashtu është më e besueshme për socialistët, të cilët e besojnë 59.6%, janë neutrale 32.3% dhe vetëm 7.3% nuk e besojnë.

Ndërsa nga ana tjetër vetëm 23% e demokratëve e besojnë 36.6% janë neutral dhe 40.1% nuk e besojnë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al