Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë brenda spektaklit “Ferma VIP”. Përplasjet mes tyre kanë dalë sërish në pah, këtë herë përmes një bisede të zhvilluar në ambientet e jashtme të fermës, ku Soni ka shprehur hapur pakënaqësitë e saj.
Gjatë një diskutimi me Malborën, Soni nuk ka kursyer kritikat ndaj Jonidës, duke e akuzuar për një sjellje që, sipas saj, reflekton arrogancë dhe ndjenjë të tepruar superioriteti ndaj banorëve të tjerë.
“Blen dy rroba firmato dhe i duket sikur do sillet me supremaci ndaj të tjerëve”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se sjellja e Jonidës brenda fermës nuk i duket e natyrshme.
Përtej kritikave për qëndrimin në lojë, Soni ka dashur gjithashtu të sqarojë se mes tyre nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm jashtë spektaklit. Megjithatë, për ta theksuar distancën mes tyre, ajo ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me jetën dhe angazhimet e saj profesionale.
“Unë jam shumë e zënë me koncerte dhe evente, aq sa nuk kam kohë të takoj mamanë time, ndaj Jonidën nuk e kam në rreze fare. Ajo nuk merret as me koncerte, as këngë, asgjë”, deklaroi Soni, duke shtuar dozën e tensionit mes tyre.
Këto deklarata tregojnë se marrëdhënia mes dy artisteve është larg çdo afrimi dhe se situata mes tyre mbetet e tensionuar.









