• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sonila Meço revoltohet me Ramën: Aman mos na dil më në TV, se na patakse fëmijët. Kush është ky që del e na thotë ç’të bëjmë?

23/03/2020
Sonila Meço revoltohet me Ramën: Aman mos na dil më në TV, se na patakse fëmijët. Kush është ky që del e na thotë ç’të bëjmë?

Sonila Meço është revoltuar me daljet e kryeministrit Edi Rama në media.

Sipas saj, ai po bëhet i neveritshëm duke dalë kaq shpesh.

Reagimi i Meços

Të mbyllur në vetizolim, me fëmijë e familjarë rrekemi të ruajmë me disiplinë, rregull, durim e një lloj tolerance balancat e jetës së re. Mes tyre edhe mënyrën si informohemi.

Në një orë dite, kur presim buletinin ditor të të dhënave, jemi të gjithë në dhomën e ndenjies, duke dëgjuar. Sy e veshë mbërthyer tek mjeku, autoriteti publik, studiuesi, specialisti, psikologu. Secili prej tyre ka aftësinë të shpjegojë pandeminë, shkaqe, pasoja, masa parandaluese, algoritme për të arritur në shifra përmbledhëse.

Ti pret të dëgjosh se je prioriteti absolut i punës së tyre, shëndeti yt është motivi i sakrificës së njerëzve, që paguhen edhe me taksat e tua, se siguria jote është e para dhe se shteti yt të llogarit si jetë e jo si numër.

Krejt pa pritur, në një shkartisje lodhjeje, ankthi, pritshmërie, emocionesh kontradiktore, shprese e dorëzimi njëkohshëm, të vjen e gjithë përmbledhja shpjeguese shëndetësore-psikologjike-ekonomiko-sociale nga një zë i vetëm. Që nuk është as studiues, as mjek, as psikolog, as financier e as punonjës social.

E për këtë arsye pataksen fëmijë e të dobët, të moshuar e të ndjeshëm me detajimet figurative mbi karvanet e ushtrisë ngarkuar me kufoma, që nuk gjejnë vend për të na varrosur, si në një horror mesnate.

Po, le të na e shpjegojnë rrezikun edhe vdekjen, po edhe makabritetin si nevojë për t’u ndërgjegjësuar, por ata që kanë një jetë që pregatiten, studiojnë e punojnë se si të përballojnë një pandemi, edhe kur ajo cilësohet luftë.

Kjo do të na kursente makrabitetin në zërin e profanëve dhe do të na mundësonte ndërgjegjësimin prej profesionistësh. E mbi të gjitha nuk do të bëhej prelud i çdo komunikimi zyrtar mallkimi i zërave kritikë, komentuesve të ngeshëm në rrjete, gojëve septike, sepse askush nuk jeton e lufton pandeminë me to.

Ju lutem ktheni profesionistët në komunikime publike, ata njohin armikun, pandeminë, luftën e mu për këtë nuk kanë kohë të qëndrojnë në rrjete sociale për t’ju përgjigjur çdo komenti a duke mallkuar gojët e liga.

Nuk numërojnë kufomat, por luftojnë për jetën, nuk kanë kohë të justifikohen, por të shpëtojnë njerëz, nuk mallkojnë, por i bëjnë dua shëndetit të gjithsecilit, nuk mllefojnë, por kërkojnë zgjidhje.

Jeta jonë tashmë konsumohet në një dhomë ndenjeje, për shumicën e në front për një pakicë heronjsh. Mjekë, punonjës sanitarë, policë, shitës marketesh, farmacistë, ushtarë, gazetarë…zgjidh cili je dhe qëndroi rolit tënd në këto kohë!

Çdo zëvendësim rolesh me alibi, justifikime e mallkime është baraz me daljen publike i infektuar për të bërë gjëmën!

Related Posts

Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al