Të shumtë janë besimtarët që u ngjitën në Kishën e Shna Ndout të Laç të martën e 12-të të pelegrinazhit të 13 të martave. Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj .
Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur.
Ate Prele Gjurashaj tregon se edhe pse ne kohe te vështira besimtaret nuk e harrojnë ketë vend te shenjte. Pelegrinazhi kulmon më 13 Qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave Kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra pelegrinë.









