Sot është ceremonia e 1 vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas. Në fshatin Bularat në Dropull, do të zhvillohet një përkujtimore nga familja e tij dhe shoqata të ndryshme të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Mësohet se deri më tani situata paraqitet e qetë në fshat dhe në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në Kakavijë rreth 1800 shtetas grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë e Kacifasit. Policia shqiptare dhe forcat antiterror kanë marrë masa të rrepta sigurie në Kakavijë, Gjirokastër dhe dy pikat e tjera kufitare; Sopik e Tre Urat në Përmet.
©argjiroja.net