• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

26/07/2022
Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan. Nga sot ura Peleshac e Kroacisë do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare. Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.

Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.

Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.

Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës. Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.
Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.

Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.
Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.

Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.

“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.

Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.

Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.

Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij. /REL

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al