Kudret Saliaj është personi që mbeti i vrarë këtë mesditë në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë.
Dyshohet se autor i vrasjes është shtetasi Mexhit Picari, ish-vjehrri i viktimës dhe ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve familjare.
Mesditën e sotme viktima kishte seancën e 5 të gjyqit të divorcit, ndërkohë që çështja në fjalë ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtarja Irena Plaku.
I plagosur në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në një nga zonat më të popullura të kryeqytetit është dhe ish-prokurori Adriatik Cama, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën.
Burime bejne me dije se kanë qenë të paktën 4 plumba që kanë përshkruar trupin e Saliajt, i cili mbeti i vdekur në vend, në një prej kafeve në afërsi të gjykatës.
Menjëherë pas ngjarjes autori ka arritur që të largohet prej aty me një mjet Hyndai, ndërkohë që Policia thotë se po kreh zonën në mënyrë që të bëjë të mundur kapjen e tij.
Sa i takon prokurorit Cama mësohet se ai është prekur nga një plumb rikoshet, pa pasoja për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ai ka qenë avokati i viktimës në këtë proces divorci.