Luftëtari do të presë sot Teutën për të luajtur ndeshjen e javës së 28-të të Superligës. Gjirokastritët i druhen gjykimit, teksa objektiv kanë arritjen në Europë. Por, klima e krijuar së fundmi në kampionat, ku gjyqtarët po vendosin rezultatet e shumë ndeshjeve përmes gabimeve të tyre, ka bërë që Luftëtari të ngrejë zërin duke kërkuar arbitrin korrekt.
Më të ashpër janë treguar pikërisht tifozët gjirokastritë, të cilët kanë kërcënuar hapur përmes një statusi në faqen e Facebook. Tifozët e Luftëtarit i kanë bërë thirrje FSHF-së të ketë kujdes me gjyqtarët që do të caktojë në takimin kundër Teutës. Ata kanë kërcënuar se në rast se gjyqtari do të tallet me ekipin e tyre në fushën e lojës, tifozët nuk do të mbajnë përgjegjësi për çka do të ndodhë më pas. Ja statusi i tifozëve të Luftëtarit në Facebook: