• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot takimi Rama-Beleri në Kuvend

29/10/2024
Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim Asociimit, ku do të vijnë 10 deputetë të Parlamentit Europian, të cilët do të ulen në tryezë bashkë me Kuvendin e Shqipërisë.
Në krye të grupit të PE-së është eurodeputeti italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë që përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.
Fillimisht, eurodeputetët do të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe më pas delegacioni i PE-së do të takohet në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama.
Kështu, kreu i qeverisë do të takohet me njeriun të cilin e arrestoi 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit të vitit 2023 dhe e mbajti për 481 ditë në burg, duke hedhur akuzat më të rënda drejt tij, gjatë fushatës elektorale, ku Beleri kandidoi për kryebashkiak të Himarës dhe i fitoi zgjedhjet edhe nga burgu.
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, eurodeputetët do të takohen veç e veç me të gjithë grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.
Më pas, të dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.
Duket se demokratë do të bëjnë paqe me socialistët vetëm për integrimin, ku do të marrin pjesë në të gjithë këtë axhendë, përmes 7 deputetëve të tyre: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.
Pjesëmarrja e tyre do të jetë me porosi të kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe do të mungojnë në fillimin e protestës që do të mbajë opozita në orën 17:00, por urdhërohen që menjëherë pas përfundimit të tryezës për integrimin, do t’i bashkohen qytetarëve në tubimin që do të mbahet në segmentin rrugor “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

18/03/2026
“Interi mund ta humbasë titullin vetëm nëse rikthen Inzaghin”, godet Cassano

“Interi mund ta humbasë titullin vetëm nëse rikthen Inzaghin”, godet Cassano

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al