• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot varrimi i Kacifas, mbërrijnë në Kakavijë autobusat nga Greqia. Kontrolle të rrepta nga policia shqiptare

08/11/2018
Sot varrimi i Kacifas, mbërrijnë në Kakavijë autobusat nga Greqia. Kontrolle të rrepta nga policia shqiptare

Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor do përcillet sot në banesën e fundit. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

MASAT E POLICISË

Ora 8:00- Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në kufij për personat që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.  Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë përpiluar një listë për të shmangur personat me prirje ekstremiste të marrin pjesë. Kontrollet janë kryer në të 2 doganat. Në Bularat policia nuk do të jetë e pranishme me uniformë për të shmangur ndonjë provokim të mundshëm. Nuk ka informacion për ndonjë skenar të mundshëm.

MBËRRIJNË NË KAKAVIJË SHTETASIT E PARË GREKË

Ora 05:30- Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin e minoritarit grek Kostandinos Kacifas. Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5.30. Në pikën kufitare të Kakavijës pasur procedura të shtuara sigurie, me forca të shumta policore, skanim i autobusit dhe kontroll fizik i pasagjerëve.

“Kemi ardhur nga Athina për të qenë në varrim. Nuk e kemi familje heroin por ishte shumë e rëndësishme për ne ta nderojmë.Në kufi nuk ishte e vështirë të kalonim”, shprehet njëri prej pasagjerëve të autobusit grek.

Ndërkohë një tjetër thotë: “Unë jam nga Athina, sapo mbërritëm për ceremoninë e varrimit. Jam këtu për të nderuar heroin tim, heroin tonë. Shumë të tjerë janë pas nesh, nuk e di saktë numrin e atyre që po vijnë, por janë shumë”.

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishën e Shën Athanasit, pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit. Në të dyja anët e kufirit ka numër të dyfishuar sportelesh. masat e sigurisë përfshijnë përveç kontrolleve edhe skanimin e të gjithë autobusëve dhe mjeteve që po hyjnë në Shqipëri për ceremoninë mortore.

Autobusat jane nisur nga qyteti i Selanikut , Volosit , Athinës , Patras dhe Janinës. Më shumë se 2,000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit, Kacifas. Ky i fundit mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja ku do të varroset Brigitte Bardot!

Ja ku do të varroset Brigitte Bardot!

29/12/2025
150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori

150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al