• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK kërkon ta arrestojë, Berisha: Vegël e verbër në duart e Edi Ramës

13/12/2023
Berisha: SPAK, vegël e verbër në duart e Edi Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha foli sot në një intervistë për A2 CNN në lidhje me kërkesën e SPAK, që i kërkoi sot Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Për rrjedhojë Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e hënë, 18 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Lidhur me këtë, Sali Berisha shprehet se kryeministri, Edi Rama komandon Prokurorinë, sepse ka frikë nga opozitës. Berisha e cilësoi SPAK si një vegël të verbër në duart e partisë shtet.

Ish-kryeministri tha se Rama po e provon tani se çfarë është opozitë e vërtetë, e për këtë arsye po ndodh edhe “aksioni” që ai ka ndërmarrë kundër Berishës.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

“Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e cdo lloj imuniteti për deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organve të drjetësisë të hetojnë për deputetë sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë. Një cështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur ansjëherë dhe me t’u shpallur ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”, tha Berisha.

I pyetur se si do të votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit Berisha, tha se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Për sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi” dhe se ata do të veprojnë sipas urdhrave të Taulant Ballës.

Sakaq Berisha tha se Edi Rama është i vetëdijshëm se pas Olta Xhaçkës , ai do të ketë radhën për heqje imunitetit, për shkak të krimeve që ka bërë.

Berisha pohoi se Rama nuk di nga t’ia mbajë për shkak të krimeve dhe se ka frikë nga sovrani, i cili sipas Berishës do ta rrëzojë Ramën nga pushteti si hajdut.

Pjesë nga intervista
Gazetarja: Pse ju godet Edi Rama?

Sali Berisha: SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri, Sepse ai po e provon vërtetë tani çfarë është opozitë e vërtetë. Nëse një burrë mohon vajzën e tij për të shpëtuar menderen e vete, ai …Thjeshtra e Edi Ramës e cila në moral dhe në kod është vajza e familjes, pavarëisht se ai para një jave e mohoi , e përjashtoi Rean. Ko zonja ka fituar dhjetëra tendera duke shfrytëzuar pushtetin e thjeshtrit. Kjo është shkelje, i fluturon mandatin Edi Ramës. Rama e di se e ka radhën si Xhaçka që të dorëzojë mandatin. Ju e patë se si u burgosën dy drejtorë në bashki, sepse ata kanë propozuar tetë pikëshin… Por nuk citoheshin ata që vendosën për tetë pikëshin. Edi Rama nuk di nga t’ia mbajë për shkak të krimeve.
Edi Rama ka frikë nga sovrani. Sovrani do ta rrëzojë atë nga pushteti si hajdut.

Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.
Aktualisht në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.

Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t’u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al