• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK thotë se Balili ka vënë 60% të pronave me punë të ndershme

22/09/2020
SPAK thotë se Balili ka vënë 60% të pronave me punë të ndershme

Nga Edmond Hoxhaj, BIRN

SPAK i ka kërkuar gjykatës sekuestrimin e 40% të pasurive duke argumentuar se nga hetimi ka rezultuar se vetëm kjo pjesë e pasurive është krijuar pas nisjes së aktivitetit të paligjshëm të Kelemend Balilit, ndërsa pjesa tjetër është e ligjshme pasi janë krijuar më parë. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka gjetur të drejtë kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur konfiskimin e pjesshëm të pasurive të Balilit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën konfiskimin e një pjese të pasurive të Kelmend Balilit i cilësuar si “Eskobari” i Ballkanit dhe vëllait të tij Bashkim Balili.

Në njoftim thuhet se bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar) është kryer hetim financiar mbi pasuritë e Kelmend dhe Bashkim Balilit, si dhe të shoqërisë “Balili & Co”sh.p.k..

Pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të hënën, më 21 shtator, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit “në pjesë ideale” të 40% të pasurive që zotërojnë Kelmend dhe Bashkim Balili, ku përfshihen objekti 4+1 kate i ish-Kampit të Pushimeve të Punëtorëve, aktualisht resorti luksoz “Santa Quaranta”; dy troje me sipërfaqe totale 13.710 m2; 16 apartamente me sipërfaqe ndërtimore totale 940 m2 dhe të një njësie 120 m2.

I pyetur nga BIRN, drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja shpjegoi se është kërkuar në gjykatë konfiskimi në favor të shtetit në pjesë ideale të 40% të pasurive, pasi nga hetimi është provuar se vetëm kjo përqindje e pasurive ishte krijuar prej aktivitetit kriminal ku është përfshirë dhe për të cilin është dënuar Kelmend Balili. “Është konsideruar se 40% e pronave janë krijuar nga nisja e aktivitetit kriminal, ndërsa 60% janë të ligjshme pasi janë krijuar para nisjes së aktivitetit të paligjshëm nga ana e Kelmend Balilit”, shpjegoi prokurori Kraja.

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Të gjithë pasuritë e konfiskuara pjesërisht rezultojnë në pronësi shoqërisë “Balili & Co”, sh.p.k. dhe të vëllait të Kelemend Balilit, Bashkim Balili.

Kelmend Balili u dënua më 7 maj 2019 nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 10 vjet burgim për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua për “trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim” me 14 vjet burg, për akuzën e “pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal” 2.6 vjet burg, për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” me 6 muaj burg dhe për “pastrim të parave” më 5 vjet burgim.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet. Këtë vendim Apeli e la në fuqi më datë 17 tetor 2019.

Veç këtij procesi, paralelisht u zhvillua edhe ai për pasuritë e Balilit dhe familjarëve të tij, përfshi edhe resortin luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë, që u konkludua të hënën me 21 shtator me vendimin e konfiskimit të pjesshëm të pronave të shumta.

Operacioni ndaj grupit që dyshohet se drejtonte Balili u zhvillua në maj të vitit 2016, fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Atëherë u njoftua arrestimi i 6 shqiptarëve, përfshi Dhimitër Potin dhe të vëllain, dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj nga Saranda dhe disa persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e narkotikëve.

Balili vetë, i cili para operacionit ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë, arriti t’i shpëtonte në mënyrë misterioze arrestimit. Dosja ndaj tij dhe mosarrestimi shkaktuan një furtunë politike në kryeqytet, ndërsa dy partitë në qeverisje PS dhe LSI u përplasën për gati dy vjet mbi përkatësinë partiake të Balilit dhe cila prej tyre po e mbronte atë.

Ai u dorëzua pas tre viteve arrati dhe presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar. Dorëzimi u cilësua sukses i policisë nga qeveria. Pas dorëzimit ish-Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar që i kurseu atij 1/3 e dënimit.

Pasuritë e konfiskuara në pronësi të shoqërisë “Balili Co” Sh.p.k.:

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO”sh.p.k..

⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili %Co” sh.p.k..

⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” sh.p.k..

Pasuritë e konfiskuara në pronësi të shtetasit Bashkim Balili:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al