Në krye të Hipotelës së Vlorës është emëruar Reinard Meta, në vend të Klodian Trcit. Mesohet se SPAK paraditen e kësaj të premtje ka zbarkuar në institucion. Sipas informacionve operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lidhje me një çështje që është në hetim dhe pritet që të gjejnë prova. Kadastra e Vlorës ka pasur probleme të mëparshme me drejtuesit për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme. Ndërkohë Policia në jug ka nisur prej muajsh operacionin ‘Bregdeti Ynë’ për të shembur objekte pa leje dhe për të ndëshkuar përgjegjësit e tyre.









