• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spanjollët “pushtojnë” Gjirokastrën (VIDEO)

28/05/2024
Spanjollët “pushtojnë” Gjirokastrën (VIDEO)

Gjirokastra ka pritur këtë vit rreth 10 mijë vizitorë nga Spanja. Ata thonë se kanë gjetur në këtë zonë, një peizazh të mrekullueshëm dhe njerëz mikpritës.

Turistët nga Spanja zënë një numër të konsiderueshëm midis turistëve të huaj, të cilët vizitojnë Gjirokastrën në këto ditë pranvere. Të dhënat e këtij viti tregojnë se mes 50 mijë viztorëve, 20% kanë ardhur nga gadishulli Iberik, për të prekur nga afër vlerat arkitektonike dhe muzeale të qytetit.

“Nga Spanja në këtë periudhë po vijnë turistë të shumtë, të cilët kanë zbuluar destinacione të reja në Shqipëri. Vendi juaj ofron akomodim dhe ushqim cilësor. Po ashtu, keni një natyrë të bukur e gjitha për tu zbuluar”, tha operatorja turistike.

“Kam gjetur një vend të bukur dhe njerëz mikpritës gjithandej, është me të vertetë tërheqëse dhe mendoj të kthehem sërish në verë”, tha një turist.

Në ture të organizuar nga agjenistë turistike, udhëtime familjare apo individuale spanjollët kanë zbuluar destinacione të reja në Jug të Shqipërisë.

“Nga viti në vit vëmë re një rritje të konsiderueshme të numrit të spanjollëve në Shtëpinë “Kadare”, kryesisht ata fillojnë që në periudhën e muajit prill dhe vazhdojnë gjatë gjithë sezonit, kjo për vetë faktin sepse vepra e Kadaresë është përkthyer në spanjishf dhe ata që vijnë kanë lexuar të paktën një libër në gjuhën e tyre të Ismail Kadaresë dhe duan të shohin nga afër shtëpinë ku është rritur gjeniu i letrave shqipe”, tha ciceroni Bruno Pjetri.

Numri në rritje i turistëve nga Spanja ka bërë që në Muzeun “Kadare” tashmë të ofrohen edhe guida dhe materiale informuese në spanjisht.

“Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera kemi një risi në Muzeun Kadare, ne ju japim imformacionin atyre në gjuhën spanjolle dhe kjo bëhet më familjare për ta kur vijnë shohin që gjithë informacioni në Shtëpinë “Kadare” është edhe në gjuhën spanjisht”, tha ciceroni Bruno Pjetri.

Tashmë Gjirokastra falë vlerave historike dhe ndërtimore po kthehet në një destinacion të preferuar për tregun turistik ndërkombëtar./Euronews Albania

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al