Avokati Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike në Shqipëri, pa i kursyer qoftë të majtët, por edhe të djathtët.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet dhe sipas tij ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por që sot i erdhi fundi.
Më tej, Ngjela paralajmëron “tragjedinë” për të korruptuarit, e cila sipas tij po vjen shumë shpejt, por thekson se kjo është e mira e shqiptarëve.
“Një qeveri qesharake. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të destabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet përçart. Me ca vegla të tij, të gjithë të prishur në fytyrë. Një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje e toruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt. Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë. Jemi në një pikë historikë sot, ku tragjedia e të korruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve.”-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.
Postimi i plotë:
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet. Korrupsioni ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por sot i erdhi fundi…
Ja cila është gjendja sot.
Një qeveri qesharake. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të destabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet përçart. Me ca vegla të tij, të gjithë të prishur në fytyrë. Një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje e toruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt. Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë. Jemi në një pikë historikë sot, ku tragjedia e të korruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve.
Përderisa ka një energji të errët (dark energy) në univers, kjo ndodh edhe në një shoqëri dhe, edhe aty, brenda saj, ka një energji të errët. Energjia e errët e universit zgjeron universin, kjo e shoqërisë zmadhon të keqen njerëzore nëpërmjet motivit për pushtet. Pasurohu dhe krijo mjerim kombëtar, kjo është shtysa e energjisë së errët sot. Izolo Shqipërinë dhe krijon mjerim kombëtar për pushtetin tënd: kjo ja,qenë energjia e errët e Enver Hoxhës . Reforma në Drejtësi do të eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare.
Çfarë ka krijuar energjia e errët në shoqërinë shqiptare?









