• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Spartanë” dhe minj

27/10/2023
“Spartanë” dhe minj

Nga Fatos Tarifa

Edhe më skeptiku e sheh se diçka po lëviz në këtë vend, se diçka e rëndësishme po ndodh. Edhe nëse nuk do që ta besojë, të paktën e sheh, e ndjen. Sepse shihet dhe ndihet. Metafora që kemi përdorur deri më sot në të folurën e përditshme dhe në diskurin publik (mungesa e dritës në fund të tunelit) duket se, pa kaluar shumë kohë, do të zëvendësohet me një metaforë të re.

Ata që s’ditën dhe s’mundën ta ndryshojnë këtë vend

Partitë politike nuk e ndryshuan dot këtë vend deri më sot. Kanë dështuar. Ose nuk kanë dashur, ose nuk janë ditur. Ose, ndoshta, as nuk kanë dashur, as nuk kanë ditur se si mund të ndryshohej shoqëria shqiptare në rrugë demokratike dhe se si mund të begatohej jeta e këtij populli. Ata që u vunë në krye të partive jo e jo.

Me shumë pak përjashtime, ata qindra e mijëra deputetë që janë ulur në parliament në këto tri dekada u kanë shërbyer si ushtarë të bindur kryetarëve të partive të tyre dhe, shpesh herë, kanë marrë vendime e kanë votuar ligje që i kanë penguar, ose i kanë vonuar demokratizimin e jetës së vendit dhe politikat zhvillimore aftagjata të tij. Një pjesë e madhe e tyre për shkak të padijes; një pjesë tjetër për shkak të interesave të tyre që vinin e vijnë ndesh me interesin publik dhe me interesin kombëtar.

Kushdo e di se ata njerëz që janë ulur e ulen në parlamentin e vendit janë zgjedhur jo nga qytetarët, por nga kryetarët e partive politike kryesore. Ata u kanë shërbyer jo qytetatëve, por kryetarëve të partive që i kanë ulur në parliament, duke u shërbyer përunjësisht dhe krejt pa dinjitet.

Një pjesë e madhe kanë qenë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë, edhe pse miku im i çmuar, i ndjeri Moikom Zeqo, i përmbajtur siç ishte, do të thoshte për ta se kanë “një inteligjencë nën mesataren”.

“Lideri” demokrat i ngujuar dhe “i trimëruar”

Këtë e shohim edhe sot, kur një pjesë e deputetëve socialistë nuk ndihen, ose fshihen pas kryetarit të tyre. Ata demokratë (demokratë të cilës parti?!) janë edhe më keq. Ata janë bërë lëmsh e li dhe s’merret vesh se ç’duan e ç’bëjnë për të arritur atë që mendojnë se duan.

Duan të rrëzojnë socialistët e të vijnë përsëri në pushtet? Por si? Me zgjedhje apo me dhunë? Sa janë dhe cilët janë? Ç’farë i motivon? Një ideologji? Një kauzë? Dëshira për pushtet? Me kë duan të vijnë në pushtet? Kush i drejton? Ku janë drejtuesit e tyre? Ç’ndodh me ta?

Qytetarët shqiptarë i njohin mirë se cilët janë e ç’përfaqësojnë. Ato rreth 600,000 vota që mund të kenë marë deri më sot nuk kanë qenë e nuk janë vota për ta si individë, as vota për liderin e tyre “historik” Sali Berisha.

Ky i fundit, i ngujuar nga frika në selinë-bunker të partisë së vet, këto ditë bën trimin, duke besuar se me këtë, ashtu si deri dje, kur ishte “koha e tij”, mund të sfidojë ligjin dhe drejtësinë e këtij vendi. Ai e di fare mirë se e sotmja nuk është koha e tij; e sotmja është koha e gjykimit të tij. Kjo e vërtetë e tmerron, e bën të ngujohet e të shfaqet vetëm para kamerave dhe një grupi të vogël gazetarësh. Ndërkohë, thotë se po përgatit kryesinë e partisë së tij dhe anëtarët e këshillit kombëtar të saj për “qëndresë”, për luftë deri në fund e me të gjitha mjetet kundër…drejtësisë së kapur nga Edi Rama…

Brezi i fëmijëve dhe i të rinjve që rriten sot në Shqipëri dhe brezat që do të vijnë do e kujtojnë e vlerësojnë Sali Berishën si Haxhi Qamilin, dhe dhunën e inspiruar prej tij, ashtu si dhe “kryengritjen” me të cilën kërcënon sot, si kryengritjet e “babës”. Dhunë anadollakësh.

30 demokratë “spartanë” dhe përpjekja e tyre e palavdishme

Por s’dua të merrem më tej me Saliun. Me atë po merret drejtësia, tek e cila unë, më në fund, besoj. Ai vetë është në një hall të madh, nuk di nga t’ia mbajë dhe s’e ndihmojnë dot as ata juristë, as ata analistë që dalin e flasin çdo mbrëmje në çdo kanal televiziv ku munden.

Këtu dua të them dy fjalë për ata rreth 30 deputetë “spartanë” që nuk i ndahen dhe që janë të vendosur ta mbrojnë liderin edhe me “trupat” e tyre. Të shohim nëse do të mundin, ose nëse do të qëndrojnë si “spartanë” deri në fund.

Habinë time me këta deputetë “demokratë” s’gjej fjalë më të përshtashme ta shpreh se sa me këtë shprehje popullore: Ku i çon mushka që vazhdojnë ta mbrojnë këtë Berishë të damkosur e të padëshiruar si nga partnerët tanë përtej Atlantikut, ashtu dhe nga shumica e qytetarëve të këtij vendi?

Shpjegimi që unë gjej si mjaftushmërisht të arsyeshëm është ky: Shumica e tyre:

(a) ose janë edhe ata të molepsur kokë e këmbë dhe, duke qenë bashkë (e pas Berishës), mendojnë e shpresojnë se mund t’i shpëtojnë drejtësisë, nëse kjo u vihet pas (si edhe disa deputetë apo ministra socialistë);

(b) ose janë “të zënë” apo “të kapur” nga Berisha, që ua di të gjitha zullumet që mund të kenë bërë dhe i tremben hakmarrjes së tij tribale e mizore po aq sa edhe drejtësisë;

(c) ose janë trushpëlarë e fanatikë pas një ideje dhe një njeriu që s’kanë të ardhme në këtë vend dhe në një shoqëri të vërtetë demokratike.

Ç’gjë tjetër, ç’motiv dhe ç’interes mund t’i mbajë ata të lidhur kaq “besnikërisht” pas një njeriu që jo vetëm s’ka të ardhme në politikën e këtij vendi, por mbi të cilin edhe e shkuara e tij qëndron kërcënuesshëm si shpata e Demoklut.

Minjtë që i trëmben tërmetit janë të parët që ikin

Një shok, i cili, ndërsa po shkruaja këto radhë, më pyeti se ç’po shkruaja këtë herë dhe unë i thashë subjektin që po lexoni, më sugjeroi se duhet të thoja dy fjalë edhe për Ilir Metën.

“Ka ikur”, më tha ai. “Ia ka mbathur nga frika sapo kuptoi se pas Berishës ishte radha e tij”.

E kisha dëgjuar këtë “lajm”, por jo të konfirmuar nga ndonjë burim i besueshëm ndaj edhe nuk mund të spekuloj. Por i thashë mikut tim:

Dihet se kush do rrijë e kush do ikë pas kësaj. Ky është një tërmet që sapo ka filluar dhe të parët që e ndiejnë dhe i tremben tërmetit janë minjtë. Ata që kanë ikur ose mund të ikin (Llalla apo Ahmetaj dje, Meta nëse është e vërtetë sot apo kushdo tjetër), si minj erdhën (ngado që erdhën), si minj fshihen (kudo që janë), si minj do të përfundojnë (këtu nga ikën). Helaq dhe ne çark.

DITA

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Ismajli në formë të shkëlqyer, buzëqesh Sylvinho

Ardian Ismajli në formë të shkëlqyer, buzëqesh Sylvinho

20/03/2026
Romeo Veshaj flet për Big Brother VIP: Nuk ishte një eksperiencë për mua

Romeo Veshaj flet për Big Brother VIP: Nuk ishte një eksperiencë për mua

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al