• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Specialist konservimi, vend i lirë pune në Butrint (Kriteret)

24/12/2024
Specialist konservimi, vend i lirë pune në Butrint (Kriteret)
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit njofton vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin: Specialist Konservimi. Aplikimi është i hapur deri më datën 27 dhjetor 2024. Me shume detaje i gjeni në vijim të njoftimit si më poshtë.
PËRSHRKIMI I PUNËS
Specialisti i Konservimit, mbështet dhe avancon misionin dhe vizionin e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit. Është përgjegjës për monitorimin, dokumentimin dhe raportimin e gjendjes së monumenteve si dhe kontribuon në propozimin e masave për konservimin e tyre.
Përgjegjësitë:
Vlerësimi dhe Monitorimi
• Kryerja e vlerësimeve të rregullta dhe të thelluara të statusit të ruajtjes të pasurive kulturore si dhe ndikimin e faktorëve natyrorë mbi to.
• Zbatimi i programeve monitoruese periodike për të gjurmuar ndryshimet në strukturat e aseteve kulturore.
• Monitorimi i projekteve dhe aktiviteteve të tjera që lidhen me vlerësimin, konservimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore.
Dokumentimi
• Dokumentimi dhe raportimi i gjendjes së pasurive kulturore duke identifikuar fazat e ndryshme të ndërtimit, ndërhyrjet e mëparshme dhe gjendjen aktuale.
• Dokumentimi dhe raportimi i gjendjes së monumenteve para dhe pas çdo ndërhyrje konservuese dhe restauruese.
• Mbajtja dhe përditësimi i një dokumentacioni të detajuar të aktiviteteve të konservimit, duke përfshirë gjetjet, metodologjitë dhe rezultatet.
Planifikimi i nevojës për konservim
• Zhvillimi dhe zbatimi i planeve gjithëpërfshirëse për mirëmbajtjen dhe konservimin e monumenteve, strukturave arkeologjike dhe aseteve të tjera kulturore.
• Propozon dhe raporton nevojën për ndërhyrje mirëmbajtëse e konservuese.
• Propozon, përgatit dhe raporton zgjidhje teknike për ruajtjen e monumenteve
• Bashkëpunon me palët e interesuara për të garantuar përputhjen me standardet dhe parimet e konservimit.
Konservimi dhe mirëmbajtja
• Mbikëqyrja në terren i proceseve të përditshme të mirëmbajtjes dhe projekteve të konservimit për pasuritë kulturore.
• Propozimi dhe zbatimi i masave parandaluese për të zbutur rreziqet e mundshme të tilla si fatkeqësitë natyrore ose aktivitetet e paautorizuara
• Përgatitja e specifikimeve teknike dhe kostove për materialet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës.
Bashkëpunimi me ekspertë të fushave të ndryshme
• Bashkëpunimi me ekspertë të tjerë, specialistë në fushën e arkeologjisë, hidrologjisë, ekologjisë, gjeologjisë etj, për të siguruar një qasje shumë disiplinore ndaj konservimit.
• Pjesëmarrja në seminare dhe trajnime për të shkëmbyer dhe fituar njohuri të mëtejshme mbi metodat dhe praktikat e konservimit.
Pajtueshmëria dhe raportimi
• Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të ruajtjes.
• Asiston në përmbushjen e kërkesave dhe kritereve për miratimin dhe marrjen e lejeve nga autoritetet përkatëse sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore për ndërhyrjet në pasuritë kulturore.
• Garanton përdorimin e teknikave dhe materialeve të lejuara dhe miratuara, që sipas njohurive dhe provave të analizuara nuk ndikojnë negativisht në strukturat e monumenteve.
• Përgatitja e raporteve të detajuara mbi aktivitetet e mirëmbajtjes dhe konservimit, ecurinë e tyre, sfidat dhe raportimin e tyre tek Menaxheri i Konservimit.
AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi • Diplomë në një nga fushat si: Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë.
• Preferohen diploma shtesë, si master ose specializime specifike në fushën e konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore.
Eksperienca e Punës • Të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushat e mësipërme.
• Eksperienca të mëparshme në konservimin/ restaurimin e monumenteve të kulturës, strukturave arkeologjike dhe pasurive të tjera të trashëgimisë kulturore.
• Preferohet disponimi i liçensave për ndërhyrje në pasuritë kulturore
Cilësitë • Të ketë përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve mirëmbajtëse dhe konservuese të monumenteve të kulturës dhe aseteve të tjera të trashëgimisë kulturore.
• Të ketë aftësi të kryej hulumtime dhe kërkime historike në lidhje me historinë e monumenteve/ strukturave arkeologjike duke identifikuar fazat e ndryshme të ndërtimit dhe ndërhyrjet e mëparshme konservuese, si pjesë e dokumetimit të tyre përpara çdo ndërhyrje.
• Të ketë njohuri në analizimin dhe vlerësimin e gjendjes së monumenteve dhe të propozojë masa konkrete për konservimin e tyre.
• Të ketë njohuri dhe përvojë në sigurimin e pajtueshmërisë me ligjet, rregulloret dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e konservimit.
• Të ketë aftësi komunikuese dhe ndërpersonale për të bashkëpunuar me palët e interesuara brenda dhe jashtë institucionit.
• Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike si AutoCAD, Modelim 3D dhe GIS.
Komunikimi • Të ketë aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze
DOKUMENTA PËR DORËZIM
• Curriculum Vitae
• Letër motivimi
• Dy letra referimi
I gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet në gjuhën angleze. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e tyre në adresën e mëposhtme: [email protected] (duke referuar titullin e punës në mesazhin tuaj).
Vetëm kantidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Kandidatëve mund t’iu kërkohet të sigurojnë dëshmi të formimit të tyre profesional, si dhe arritjeve të tyre dhe duhet të jenë të disponueshëm për intervista.
Afati i fundit për aplikime ( 27/12/2024), 17:00 CET.
Për çdo informacion, ju lutem kontaktoni: [email protected] dhe në faqen web të fondacionit https://bmf.al/karriera-ne-fmb-2

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al