Qeveria e ndaloi shitjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike për festat e fundvitit. Por spektakli nuk do të mungojë nëpër qytete. Organizimet janë lënë në dorë të bashkive. Sa i përket Gjirokastrës, ArgjiroLajm.net mëson se bashkia ka blerë rreth 17 ‘torta’ për të ndriçuar qiellin në orën 00:00. Vendi ku do të hidhen fishekzjarret është kalaja e Argjirosë.
©Argjirolajm.net