• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spitali i Erdogan në Fier, mjekët turqë marrin 3-fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë. Ja sa është niveli i rrogës (VIDEO)

25/04/2022
Spitali i Erdogan në Fier, mjekët turqë marrin 3-fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë. Ja sa është niveli i rrogës (VIDEO)

Mjekët dhe infermierët largohen nga Shqipëria për shkak të niveli të ulët të pagave. Por kur vjen puna tek mjeket e huaj, qeveria nuk kursehet. Një vit më parë u inaugurua Spitali i Fierit, një investim i mundësuar nga qeveria turke.

Bashkë me investimin në këtë spital do të shërbenin edhe mjekë e infermierë turq. Stafi turk i spitalit përfiton shpërblime mujore nga qeveria gati trefishi i pagës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të spitalit të ri.

Euronews Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk. Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

Stafi turk nuk i kushton vetëm shpërblimet shtetit shqiptar. Spitali ka hapur tender për akomodimin e stafit. 300 mijë euro do t’i kushtojë shqiptarëve fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit. Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38.

Sipas ‘Open Data’, Spitali i Fierit ka shpallur deri tani 25 tenderë për blerja medikamentesh dhe materialesh mjekësorë por 12 janë me fitues.

Vlera e këtyre tenderëve është rreth 400 mije euro. Ndërsa vlera më e madhe e parave të tenderuara nga ky spital janë për karburant rreth 600 mije euro, 700 mijë euro për lavenderinë dhe 300 mijë të tjera për ushqimin./ EuroNews Albania.

Related Posts

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al