Sporti dhe media u zgjuan mëngjesin e kësaj të hëne me një lajm të trishtë. Ish basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea ndërroi jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.
Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








