• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sprinti final për “Final 4”, fundtabelën dhe… 100 milionët

02/04/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

Java e 30-të e kampi onatit pritet të sjellë përballje vendimtare si në garën për titull ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Çdo pikë në këtë fazë të sezonit ka peshë të madhe dhe skuadrat hyjnë në fushë me objektiva të qarta. Java nis më 3 prill me përballjen ku Flamurtari pret në shtëpi Tiranën, një duel interesant ku vlonjatët kërkojnë pikë jetike për mbijetesën ndërsa bardheblutë synojnë të mos humbasin terren në renditje.

Dita e 4 prillit sjell tre përballje shumë të rëndësishme ku Egnatia përballet me Bylisin në Rrogozhinë në një sfidë ku vendasit hyjnë si favoritë por mallakastriotët do të kërkojnë të surprizojnë dhe të marrin pikë të vlefshme. Në të njëjtën orë luhet edhe klasiku mes Partizanit dhe Vllaznisë një ndeshje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë ndërsa më mbrëmje Dinamo pret Elbasanin. Java mbyllet më 5 prill me përballjen mes Vorës dhe Teutës një duel direkt për mbijetesën ku të dyja ekipet do të japin maksimumin për tri pikët që mund të vendosin shumë në fund të sezonit.

Tabela pas 29 javësh tregon një garë të fortë dhe të balancuar ku Vllaznia dhe Elbasani kryesojnë me nga 53 pikë duke e mbajtur kampionatin të hapur deri në fund ndërsa Egnatia ndiqet nga afër me 51 pikë dhe Partizani me 44 pikë mbeten në garë për zonën europiane. Në mesin e tabelës, Teuta me 38 pikë dhe Bylisi me 30 pikë ndjekin objektivat e tyre pa mundur të sigurojnë asgjë matematikisht ndërsa Vora dhe Tirana me nga 27 pikë dhe Flamurtari me 24 pikë luftojnë për mbijetesë ku çdo ndeshje bëhet vendimtare.

Me vetëm 7 javë të mbetura dhe 21 pikë në lojë çdo gabim mund të kushtojë shumë dhe diferenca e vogël mes skuadrave e bën kampionatin një nga më të luftuarit e viteve të fundit ku si “Final 4” ashtu edhe mbijetesa do të vendosen vetëm në javët e fundit. Përveç garës për pikët, skuadrat kanë edhe një motiv shtesë financiar pas përfundimit të katër fazave të kampionatit. Sipas rregullave të përcaktuara, skuadra që do të renditet në vendin e parë do të përfitojë një bonus prej 10,000,000 lekësh, ndërsa vendi i dytë sjell një shpërblim prej 7,000,000 lekësh. Vendi i tretë do të marrë 5,000,000 lekë, ndërsa skuadra që përfundon në vendin e katërt do të përfitojë 2,000,000 lekë. Këto bonuse shtesë e bëjnë garën për vendet e para edhe më të fortë dhe motivuese duke rritur konkurrencën midis skuadrave deri në javët e fundit të sezonit.

Screenshot 2026-04-02 172342


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën
Sport

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

02/04/2026
Binjakët Shpendi mahnisin Italinë, por Silvinjo nuk i sheh dy sulmuesit që po shkëlqejnë
Sport

Binjakët Shpendi mahnisin Italinë, por Silvinjo nuk i sheh dy sulmuesit që po shkëlqejnë

02/04/2026
Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën
Sport

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

02/04/2026
“Të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj mund të bëjnë diçka në stolin e Shqipërisë”, Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares
Sport

“Të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj mund të bëjnë diçka në stolin e Shqipërisë”, Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares

02/04/2026
“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…
Sport

“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…(VIDEO)

02/04/2026
“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…
Sport

“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…

02/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)

E rëndë/ 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë

02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

02/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al