• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Stresi reagon ashpër kundër “Përputhen”: Palo emisione. Çfarë po u mësoni brezit të ri!

31/01/2021
Stresi reagon ashpër kundër “Përputhen”: Palo emisione. Çfarë po u mësoni brezit të ri!

Lajmet e fundit të mediave rozë janë bërë kaq bajate, sa siç duket e kanë revoltuar edhe këngëtarin reper Stresi. Për këtë arsye ai ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale. Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve.

“Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.

O Zot i madh, e kishin bastarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?

Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!! Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë!

Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !

Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..! Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për t’u parë, e jo më për të marrë shembull”, shkruan kengetari ne kerkim.

Sipas këngëtarit, Përputhen po promovon dhunë, një model jo të denjë për vajzat dhe aspak kulturë. Ai sugjeron që në ekrane të ketë emisione për të rinjtë, por të tilla që t’i frymëzojnë ata për t’u shkëputur nga rruga e drogës, apo krimit, e për të marrë një rrugë të denjë.

“Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitchen, por sot dua ta falënderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë.

Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhinë… Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!

I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?

Turp ! Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjtë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !

Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz fals që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat”, shkruan Stresi.

Megjithëse këshillat e tij, nuk reflektohen shumë në klipet dhe këngët e veta, mbase ky moment reflektimi, do të ndryshojë edhe mënyrën e tij e të bërit muzikë.

Për më tepër që është dhe në kërkijm pëer protesta të dhunshme. Por që të ankohet dhe Stresi pëer emisionet, kjo do të thotë se vërtetë ato e kanë prekur fundin!

Related Posts

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?
Paparazzi

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj
Paparazzi

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

28/12/2025
Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë
Paparazzi

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

28/12/2025
“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP
Paparazzi

“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP

28/12/2025
Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit
Paparazzi

Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

28/12/2025
Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë
Paparazzi

Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al