Nisja e vitit të ri akademik online i ka gjetur studentët para Ministrisë së Arsimit sportit dhe Rinisë. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë. Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online. Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid. Vendimi për mbylljen sërish të auditorëve erdhi pas dy javësh me mbi 4 mijë raste dhe 60 viktima nga COVID-19, të cilat detyruan ministrinë e Shëndetësisë të vërë në punë spitalin e tretë për COVID-19.