Një studim i ri po del në një tjetër përfundim përsa i përket simptomave nëse e ke kaluar COVID-19 ose jo. Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, kanë dalë në konkluzionin se lodhja fizike është simptoma më e saktë për të kuptuar që e ke kaluar koronavirusin.
Sipas përfundimit, rreth 52.3% e pacientëve të marrë në studim ishin të lodhur 10 javë pas infektimit, edhe pse ishin të shëruar. Ata gjithashtu shtojnë se lodhja është si simptomë edhe tek pacientët që e kalojnë rëndë COVID-19, edhe tek ata që e kalojnë më lehtë.
Simptomat e tjera, tashmë dihen, që kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Ndërsa më të veçantat janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Por megjithatë, ekzaminimi mjekësor është mënyra më e saktë për të provuar nëse jeni sëmurë me COVID-19 ose e keni kaluar atë.