Covid-19 mund qëndrojë në sipërfaqe të tilla si kartëmonedha, ekranet e telefonit dhe çelik e inox deri në 28 ditë dhe mund të jetë infektues si ditën e parë. Ky fakt është zbuluar nga një studim i ndërmarrë nga shkencëtarët austalianë. Gjetjet e agjencia kombëtare të shkencës në Australi na tregojnë se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë në disa sipërfaqe, shumë më gjatë nga sa mendohej.
Virusi më shpesh transmetohet kur njerëzit kur kolliten, teshtitnë apo dhe kur flasin. Por ekspertët thonë se koronavirusi mund të përhapet edhe nga sipërfaqet e tilla si metali dhe plastika.
Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik e inox, megjithëse rezultatet ndryshojnë.
Por studimi i fundit nga agjencia Australiane ‘CSIRO’ zbuloi se virusi ishte ‘jashtëzakonisht i fortë’, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedhat plastike dhe letre, kur mbahen në 20 gradë Celsius (68F), që është zakonisht temperatura e dhomës.
Për krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë. Eksperimentet u kryen në errësirë, pasi drita UV tashmë është vërtetuar se vret virusin.
‘Përcaktimi për sa kohë virusi mbetet realisht ngjitës në sipërfaqe, na mundëson parashikimin dhe zbutjen më të saktë të përhapjes së tij dhe të bëjmë një punë më të mirë për të mbrojtur njerëzit tanë,’ tha shefi ekzekutiv i CSIRO, Dr Larry Marshall.
Studimi, i botuar në Virology Journal, zbuloi se virusi mbijetoi për më pak kohë në temperatura më të nxehta; ndaloi së qeni infektive brenda 24 orëve në temperatura 40 gradë Celsius në disa sipërfaqe.
Ai gjithashtu qëndroi më gjatë në sipërfaqe të lëmuara, jo poroze sesa në materiale poroze të tilla si pëlhura, e cila u zbulua se nuk mbart ndonjë virus infektiv 14 ditët e fundit.
/Marrë nga BBC