Shtimi i rasteve me kancer ka bërë që shumë njerëz të kenë teoritë e tyre. Por një studim i gjerë tregon se shkak është obeziteti. Sipas BBC, studimi ka zbuluar se mbipesha është shkak për shtimin e rasteve të kancerit në Britani, ndërkohë që pirja e duhanit ka rënë. “Cancer Research UK” ka zbuluar se më shumë se një e treta e të gjithë rasteve të kancerit janë të shmangshme.
Organizata zbuloi se pesha e tepërt shkakton 6.3 përqind të të gjithë llojeve të kancerit, një rritje nga 5.5 përqind në vitin 2011. Organizata ka bërë thirrje që të ndërmerren më shumë hapa për të luftuar rrezikun shëndetësor të obezitetit. Megjithatë pirja e duhanit vazhdon të jetë po ashtu një nga shkaqet kryesore të kancerit të parandalueshëm, por me rënie. Mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është obez, është ajo e BMI ose ndryshe Masës së Indeksit Trupor. Nëse BMI është mbi 25, kjo do thotë se jeni mbipeshë. Nëse është mbi 30, jeni obezë. Mbiekspozimi ndaj rrezeve të diellit po shton ndjeshëm edhe numrin e të prekurve nga kancerii lëkurës. Nga ana tjetër, të tjera shkaqe të parandalueshme të kancerit janë konsumi i alkoolit dhe ushqimi me shumë pak fibra.