• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Suksesi i Luftëtarit, flet legjenda Sefedin Braho: Lojtari më i mirë është…

24/05/2018
Suksesi i Luftëtarit, flet legjenda Sefedin Braho: Lojtari më i mirë është…

Vendi i tretë i Luftëtarit ka sjellë entuziazëm të madh në qytetin e Gjirokastrës. Është një arritje historike për këtë ekip, që për herë të parë do të marrë pjesë në Euopa League. Lojën dhe rezultatet e tij i kanë shijuar shumë të gjithë, jo vetëm tifozët gjirokastrite, por edhe gjithë sportdashësit e tjerë. 

Por një emocion të veçantë ky sukses i Luftëtarit ka sjellë për ish-lojtarët e tij, veçanërisht për pjesëtarët e brezit të famshëm, ku bën pjesë edhe Sefedin Braho, që ka luajtur edhe për Partizanin dhe Kombëtaren.

Në një intervistë për “Vipsport.al”, Braho tregon për atë çfarë ka përjetuar këtë sezon, flet për lojën e ekipit, ndeshjen më të bukur dhe bën krahasimin mes Luftëtarit të tij dhe këtij aktual. 

Zoti Braho, si e keni përjetuar arritjen historike të Luftëtarit, që për herë të parë do të luajë në Kupat e Europës?

Jo vetëm unë, por çdo gjirokastrite ndihet i lumtur për këtë gjë që Luftëtari ka bërë sezon. Për herë të parë ekipi ynë do të luajë në Kupat e Europës, pasi ka kaluar edhe ekipe të ndryshme me emër në kampionatin tonë, duke dalë mbi ta në renditje. E kam ndjekur Luftëtarin gjithmonë dhe them se ka bërë një sezon shumë të mirë. E ka merituar këtë arritje.

Në krahasim me Luftëtarin e kohës suaj, si ju duket ky ekip, i afrohet atij kundërsulmit të atëhershëm?

Luftëtari i kohës sonë kishte si armë kryesore kundërsulmin dhe me anë të tij arrinte të shënonte shumë gola. Edhe ekipi aktual është shumë i ngjashëm me atë Luftëtar, pasi kundërsulmon shumë mirë dhe shumë shpejt. Jam i bindur se Luftëtari, ashtu si Skënderbeu, kanë bërë lojën më të bukur në këtë kampionat.

Lojtarët që ju pëlqejnë më shumë, që ju bëjnë më shumë përshtypje për cilësitë e tyre?

Unë nuk do të desha të përmend emra, sepse gjithë ekipi ka punuar mirë, por dihet që Abazaj dhe Bregu janë dy lojtarë shumë të spikatur. E theksoj se grupi është i gjithi kompakt. Veç tyre mund të them Rroca, apo edhe Aleksi dhe ndonjë tjetër janë lojtarë të mirë.

Por Bregu dhe Abazaj do të largohen nga ekipi?

Ata do të largohen nga Luftëtari dhe kuptohet që kjo gjë e dëmton ekipin, por mendoj se drejtuesit do të marrin lojtarë të tjerë cilësorë, aq më shumë që përpara janë Kupat e Europës. Kam shumë besim se Luftëtari do të bëjë një përfaqësim dinjitoz në Europë.

Po ndeshja më e bukur për jua, që ju ka mbetur në mendje, cila është?

Patjetër që ndeshja me Partizanin, për vetë lojën dhe rezultatin. Unë jam gjirokastrite, por pas Luftëtarit kam në zemër Partizanin, sepse kam luajtur me të. Megjithatë, ajo ndeshje ishte shumë e bukur dhe veçantë.

Z.Braho, një mendim për trajnerin Lika, pasi pak flitet për të?

Për mua Hasani ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka merita të mëdha në këtë sukses që ka arritur Luftëtari. Erdhi dhe e mori ekipin në një gjendje shumë të vështirë, pas largimit të dy trajnerëve uruguaianë, por me punën e tij e solli këtu ku e solli. Hasani do të hyjë një historinë e futbollit gjirokastrit, pasi me të në krye Luftëtari po shkon për herë të parë në Europë. Për mua personalisht, ashtu si Hito Hitaj, që hyri në histori me brezin tonë, edhe Hasan Lika do të mbahet mend gjithë kohën për këtë Luftëtar.

Related Posts

VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad
Sport

VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë
Sport

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

“Respekt për Egnatian”, trajneri i Partizanit: Ndeshjet i marrim me radhë, objektivat dihen

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

18/12/2025
VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al