• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmi i frikshëm i Luftëtarit shqetëson Dajën

29/04/2017
Sulmi i frikshëm i Luftëtarit shqetëson Dajën

Për të shpresuar për titullin deri në fund, Skënderbeut i duhet të fitojë çdo ndeshje, ndërsa të dy rivalët e tij duhet të lënë pikë. Qoftë edhe një barazim e nxjerr ekipin korçar nga gara, pavarësisht se si mund të rrjedhin ngjarjet më pas. Korçarët gëzojnë një formë të mirë, që e demonstruan qartë në stadiumin e Laçit me 5 gola të shënuar. Detyrimi i radhës është fitorja në Gjirokastër me Luftëtarin, një ndeshje që ka një koeficient të lartë vështirësie, pasi kundërshtari prodhon futboll të bukur dhe rezultativ. Në fakt, siç pohon edhe vetë trajneri i kampionëve, Ilir Daja, loja e gjirokastritëve është disi në favor të Skënderbeut. Ai ka parasysh faktin që Luftëtari luan hapur dhe nuk mbyllet në mbrojtje, por trajneri kryeqytetas e ka edhe një merak, që ka të bëjë me kundërsulmin e rrezikshëm të kundërshtarit.

GJENDJA – Fillimisht, trajneri Daja thotë se ekipi është në gjendje optimale për transfertën gjirokastrite: “Në çdo aspekt jemi mirë, pasi një ekip që ecën me ritëm fituesi, me 5 fitore radhazi, detyrimisht është shumë lart nga ana psikologjike. Ky fakt e rrit besimin për të vazhduar me fitore në Gjirokastër. Skënderbeu është një ekip, që di ta tregojë veten atëherë kur duhet. Duhet të jemi të pagabueshëm deri në fund dhe besojmë se do të ecim në këtë rrugë. Edhe fizikisht jemi mirë, siç u pa qartë në ndeshjen e fundit. Grupi po funksionon si një i tërë, pasi cilësitë individuale janë shkrirë me ato të grupit. Nuk dua të veçoj askënd, pavarësisht se individualiteti është pjesë përcaktuese e lojës. Ne e kemi ndërtuar në kompleks lojën, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Kuptohet që sa më shumë futbollistë me veçori të ndryshme loje të kesh, aq më shumë ke mundësi për zgjidhje situatash. I besoj lojës në grup.”

LUFTËTARI – Trajneri Daja është nga ata që e analizon deri në detaj kundërshtarin e radhës dhe sigurisht po e bën këtë edhe me Luftëtarin, të cilit i veçon kundërsulmin si pikën më të fortë: “Luftëtari është një kundërshtar shumë i fortë. Do të thosha se loja e këtij ekipi është shumë afër lojës sonë dhe vërtet e kërkojmë një kundërshtar, që luan në këtë mënyrë. Duhet shumë kujdes, pasi Luftëtari aplikon shumë mirë kundërsulmin. Nuk do të thotë se kujdesi është frikë, përkundrazi, loja e hapur na favorizon, por nuk duhet të zihemi në befasi nga sulmi kundërshtar. Them se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe e bukur. Duhet kujdes për të mos pësuar dhe e kemi treguar se çdo ekip e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të na shënojë, sidomos kur jemi në avantazh”.

GAVAZAJ – Përveç Latifit, lojtari që po tregon një formë shumë të mirë javët e fundit, është Enis Gavazaj. Për këtë lojtar trajneri Daja shprehet: “Gavazaj po e meriton vendin e titullarit. Vërtet jam i kënaqur, por me atë pjesë loje që luan. Do të desha të ishte deri në fund të ndeshjes me atë ritëm, që luan për 60 minuta. Shpresoj shumë të arrijë sa më shpejt te maksimalja e tij, pasi shërben shumë për ecurinë e ekipit.”

Related Posts

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë
Sport

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë

16/12/2025
Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Roma “thyen” Como-n 1-0, por Gasperini “driblon” çështjen titull (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025
“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al