• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmi me 5 viktima në Gjermani, dyshimet mbi autorin

02/12/2020
Sulmi me 5 viktima në Gjermani, dyshimet mbi autorin

Pesë viktima pas sulmit me automjet në zonën e këmbësorëve në qytetin gjerman, Trier. Ende nuk është i qartë motivi për këtë sulm të gjermanit 51-vjeçar, por përjashtohet sfondi terrorist apo politik.
Gjermania u trondit të martën, pas sulmit me makinë të një personi ndaj qytetarëve këmbësorë në qytetin Trier. 51 vjeçari i arrestuar, e kreu sulmin mjaft i alkoolizuar, duket se ka filluar të flasë me policinë, njoftojnë agjencitë e lajmeve të mërkurën. Policia tha vetëm të mërkurën në mëngjes se “ai po flet me ne”. Deri më tani hetimet nuk kanë gjetur motive politike apo fetare pas sulmit të personit të lindur në Trier. Në media është njoftuar, se personi kishte jetuar disa ditë në automjetin e huazuar nga një mik.
I arrestuari do t’i paraqitet të mërkurën gjykatësit. Sipas të dhënave të para të prokurorisë ka shenja për një sëmundje psikike të të arrestuarit. Autoritetet duhet të vendosin, nëse ai do të dërgohet në paraburgim apo në një qendër të mbyllur psikiatrie.
Hetimet e deritanishme kanë konfirmuar, se personi me automjetin Landrover të martën mbasdite kërkoi me qëllim të vriste njerëz në zonën e këmbësorëve në Trier, këtë e tregon edhe mënyra e lëvizjes së makinës me zigzage për rreth 600 metra. Si pasojë e sulmit humbën jetën 5 vetë në Trier, mes tyre edhe një foshnjë 9 javëshe. 14 vetë u plagosën, disa gjenden ende në gjendje të rëndë.
Prokuroria e kategorizon sulmin si vrasje të shumëfishtë, përpjekje për vrasje dhe lëndim me pasoja të rrezikshme për jetën.
Politika gjermane reagoi e tronditur pas sulmit me pesë të vdekur në Trier. Kancelarja gjermane, Merkel e tronditur për sulmin u shprehu ngushëllimet e thella familjeve të të prekurve. Edhe kryeministrja e landit Pfalc, Malu Dreyer u shpreh me tronditje për sulmin. “Kjo është thjesht e tmerrshme”. Më e tmerrshmja që humbën jetën disa vetë. Kryebashkiaku i qytetit Trier, Wolfram Leibe tha, se “besoj se kjo është dita më e zezë e qytetit Trier pas Luftës së Dytë Botërore.”
DW

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet rrëfen përkushtimin ekstrem, 7 vite stërvitje ping pong për rolin e ri

Timothée Chalamet rrëfen përkushtimin ekstrem, 7 vite stërvitje ping pong për rolin e ri

18/12/2025
Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al