Një sulm me thikë ka ndodhur në zonën e kishës së Notre-Dame, në Nisë. Sipas të dhënave të para, të bëra me dije nga BFM-TV, ka të paktën dy të vdekur, një burrë dhe një grua.
Agresori është ndaluar nga policia dhe është transportuar në spital. ‘Falë policisë autori i sulmit me thikë është ndaluar’ ka shkruan në Twitter bashkiaku Christian Estrosi, duke publikuar edhe foto të ndryshme nga vendi i ngjarjes. Qytetari i parë, që ka shkuar edhe në vendin e sulmit, u ka kërkuar banorëve të evitojnë zonën e krimit.
Ndër të tjera një minutë heshtje është mbajtur në Asamblenë Kombëtare. Kryeministri francez Jean Castex shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes pa incidentit të rëndë.









