Vusal Isgandarli pret ftesën e Azerbajxhanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes me Vorën që u barazua 2 me 2.
Isgandarli ka vuajtur një dëmtim, për këtë ishte në stol. Të kuqtë nuk e rrezikuan për këtë shkak, por edhe pasi Isgandarli pret ftesën e Azerbajxhanit.
Isgandarli? “Vjen nga një tërheqje muskulore, e ka pasur të gradës së parë. Dhe nuk donim të rrezikonim shumë sepse ai mund të jetë i thirrur nga kombëtarja nuk donim ta rrezikonim shumë. Duhet t’i ruajmë këta djem se kanë dhënë shumë.
Kemi lojtarë. Shabani u paraqit mirë në pozocionin e tij ku ishte, pavarësisht se ndonjëherë u munduam të ndërronim krahët dhe ta fusnim në qendër. Është lojtar që përshtatet shumë mirë, po bën atë që i kërkojmë ne. Goli do vijë edhe për Shabanin, siç ka ardhur për sulmuesit e tjerë. Për Isgandarlin nuk donim të rrezikonim, e kishim në stol, por nuk donim të rrezikonim se mund të bëhej dëmtim më i madh”, u shpreh Kërnaja.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








