Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Vorës.
“Pjesën e parë ishim të kujdesshëm, por mendoj se ishte e barabartë nga të dyja skuadra. I dhamë fushë kundërshtarit, por mendoj e barabartë se të dyja skuadrat nga një rast. Në pjesën e dytë, skuadra ime meritoi më shumë. Kishim mundësinë të dyfishonim rezultatin. Më pëlqeu karakteri dhe dëshira për të fituar takimin, në futboll duhet të ndjekë edhe fati. Gabuam dy herë duke u munduar të shkojmë te fitorja, por është menaxhuar mirë nga futbollistët.
Në pushim, u kërkova futbollistëve të mos i lejojmë të qarkullojnë topin. Na shpërbleu, shkuam te goli. Skuadra ishte agresive, detyruam kundërshtarin të gabojë. Humbja e topit dhe luajtja e shpejtë e tyre, dhe me fat që topi u kthye nga shtylla dhe na shënuan.
Momentin që e shoh se skuadra po krijon raste, apo dhe qarkullimi i topit, Rafa dhe Patrik po lëviznin shumë mirë, doja ta kisha dhe Alvarez në fushë për shërbimin e topave. Për atë nuk ndërhyra. Ndoshta më jep të drejtë, për shkak të rasteve që krijuam. Vrapoi skuadra dhe kishte energji. Te goli duhet të ishim më agresivë, të mos e lejonim kundërshtarin të krosonte.
Kam besim te grupi, që dy pikë që lamë sot do i rikuperojmë me skuadrat e kreut të tabelës. Besoj me kalimin e kohës dhe futbollistët tonë, do marrin dhe gjendjen fizike. Do përmirësohemi shumë, duke krijuar më tepër raste. Më pëlqen skuadra si po qarkullon topin, po lëvizën dhe po shkon te porta e kundërshtarit”,- tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








