Në Spanjë janë të sigurt, veçanërisht sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”: Diego Costa ka gjetur akordin në parim për të luajtur me Benfica. Sulmuesi, i lirë për disa muaj, nëse nuk ndryshon papritur mendje, atëherë do të luajë në Portugali.
Ai e kishte zgjidhur kontratën e tij me Atletico Madrid për arsye personale, dhjetorin e kaluar, dhe po mendonte një kthim në Brazil (lojtari është kthyer atje për të jetuar); por tani Diego Costa ka marrë rrugën që e çon në Portugali.
Drafti i marrëveshjes, që agjenti Jorge Mendes ka përfunduar me Benfica, parashikon një çmim prej 3 milionë euro, pas nënshkrimit të kontratës, pastaj 3 milionë të tjerë për secilin nga sezonet që do të luajë me fanellën e portugezëve.
Nëse ai nuk ndryshon mendje befasisht, gjë që nuk mund të përjashtohet plotësisht, pasi po flasim për një lojtar shumë të veçantë, Diego Costa do të mbërrijë në Portugali për disa muaj, sapo të hapet merkatoja.