• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

13/10/2023
Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

“Ne Jemi një”. Sylvinho flet shqip në deklaratën e dhënë për emisionin Kuqezi në SuperSport pas ndeshjes me Çekinë, teksa thekson se forca e grupit është arma më e fortë e kësaj Shqipërie…

Në fillim thoshim se ishte short i vështirë, por rezultatet po tregojnë se jemi rritur. A ishte kjo fitorja më e bukur?

Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje.

Një këmbë e kemi në Tiranë dhe një në Berlin…

E drejtë, që kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në nëntor vendoset gjithçka dhe duhet të presim me këmbë në tokë.

Si ke arritur ta ndryshosh kaq shpejt mentalitetin e kësaj skuadre?

Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë, që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit.

Do të donit një menaxhim më të mirë të topit, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë?

Gjëja e parë që u thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, ishte të menaxhojmë më mirë ndeshjen. Kemi shumë lojtarë që luajnë në tranzicion, të cilët duan të sulmojnë hapësirat dhe duan të shkojnë përpara.

E keni surprizuar kolegun tuaj çek në të dy ndeshjet. Atje e sulmuat lart, ndërsa sot e pritët, duke i lënë fushën dhe kapur në befasi. A mendoni se strategjia ishte pika më e fortë?

Shumë i drejtë leximi i ndeshjes. Ata ishin të detyruar të bënin një ndryshim në mesfushë dhe futën një futbollist teknik, që kalonte gjithmonë topin në fazën sulmuese. Duke qenë se ne kemi bërë shumë lojë në tranzicion, na u hap mirë loja, kur ata mbetën me 10 futbollistë. Nuk kishte mënyrë tjetër, pasi na lanë shumë hapësira dhe duhej të dilnim përpara.

A keni ndonjë rit përtej punës, pasi ju ecin gjërat në mënyrë perfekte? Gola perfektë ,gola të anuluar të kundërshtarëve dhe kartonë të kuq për ta…

Unë besoj te puna. Sigurisht që futbollin ju e njihni mirë dhe ka raste kur punon shumë dhe gjërat shkojnë mirë. Jo thjesht puna në fushë, por edhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm jashtë fushe./Super Sport

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al