Presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë në Presidencë politikën shqiptare, duke i kërkuar një datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. I pari ka shkuar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe më pas të gjithë aleatët e tjerë të PD-së. Pas tyre në sallën e pritjes ka shkuar kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Taulant Balla. Socialitët më pas janë ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo që bie në sy është fakti që nga të gjithë “vizitorët” e Metës, vetëm kryeministri dhe Balla e kanë mbajtur vënë maskën anti-COVID, ndërsa të tjerët kanë shkuar pa të. Ndërkohë që edhe vetë i “zoti i shtëpisë” ka qënë pa maskë por ka tentuar që të mbajë distancën.