Nis dita e pestë e protestave në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.
Ditën e djeshme, për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore. Ata u mblodhen në orën 11 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.
Ndryshe nga tre protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje të madhe.
Mesazhi kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.