• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën!

21/10/2022
Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën!

Nga Rudina Xhunga

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine. Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem.

Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.

Gjeje, -tha kujt i përket. Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte Benz luksoz. Targa AA200XJ.

I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij Benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem, kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë.

Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!/dritare.net

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al