• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tatimet kontrolle për njësitë turistike, Booking, baret, transportin, makinat me qira

17/06/2024
Mbyllet restoranti i Mihal Kokëdhimës, plazhi i lirë për turistët (FOTO)

Me hyrjet e shtetasve të huaj që janë rritur me mbi 30% këtë vit, sezoni turistik edhe këtë vit pritet të shënojë një rekord të ri. Por, të gjitha njësitë e lidhura me turizmin pritet të jenë nën kontrollin e rreptë të tatimeve, përfshirë dhe njësitë që janë dhënë më qira përmes Booking, apo Airbnb.

Administrata Tatimore ka njoftuar subjektet se është duke ndërmarrë projektin e menaxhimit të riskut në Sektorin e Turizmit (struktura akomoduese, bar-restorante, agroturizëm, shërbime plazhi, transporti qytetas e ndërqytetas, dhënia me qera e makinave/ambjenteve etj), me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

“Duke qënë se Ju keni përfituar nga lehtësirat fiskale të dhëna nga qeveria shqiptare për këtë sektor, nëpërmjet aplikimit të shkallës së reduktuar të Tvsh-së 6% për strukturat akomoduese, e në shumicën e këtyre aktiviteteve normë të tatim- fitimit 0 deri në qarkullimin 14.000.000 lekë, Ju ftojmë të jeni përmbushës duke respektuar dispozitat ligjore në deklarimin me vërtetësi të të ardhurave tuaja”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Administrata tatimore disponon të dhëna të marra nga deklaratat dhe faturat e fiskalizuara të vetdeklaruara, ajo që furnitorët deklarojnë furnizime mallrash dhe shërbimesh, të dhëna nga palë të treta si agjenci shtetërore dhe platforma ndërkombëtare ndër to edhe Booking, AirBNB, Google etj.

Administrata Tatimore nxit subjektet të përmbushin detyrimin në lidhje me:

· Për cdo shitje të kryer nga ana juaj lëshimin e faturave të fiskalizuara me NIVF/ NSLF

· Deklarimin e çdo punonjësi dhe të pagës së tyre reale sipas profesioneve

· Blerjen e çdo malli me faturë të rregullt tatimore

· Deklarimin me saktësi e të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit

· Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambienteve

· Përdorimin vetëm të software-ve të çertifikuara të fiskalizimit

Mospërmbushja e pikave të mësipërme dhe cdo sjellje mospërmbushëse me qëllim mos regjistrimin në TVSH që vihet re në analizat e AT, ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj të cilëve ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese në vend nga ana e strukturave të monitorimit dhe verifikimit në terren, thihet në njoftimin e tatimeve./Monitor.al

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al