Nuk ka si të mos jetë entuziast presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, pas tri fitoreve radhazi në kampionat, që e kanë larguar me 4 pikë skuadrën e tij nga zona e rrezikshme e renditjes.
Pas fitores së djeshme në Kukës, numri 1 i ekipit gjirokastit, sipas “Sport Ekspres”, ka thënë se ka shumë mundësi që yjet e Luftëtarit të mos largohen në merkaton e janarit: “Do t’i mbajmë yjet të gjithë, madje do të kemi edhe përforcime”, – theksoi presidenti i Luftëtarit.
Disa nga lojtarët e Luftëtarit, veçanërisht Bregu dhe Abazaj, janë vënë në qendër të merkatos dhe ofertat janë të shumta. Në Gjirokastër urojnë që ata të qëndrojnë të paktën deri në fund të këtij sezoni.