Vangjel Tavo vijon të shpjegojë kandidimin e tij për Bashkinë Himarë si përfaqësues i PS-së ndërsa 4 vite më parë garonte për LSI-në. Së fundi ai ka dhënë një intervistë tjetër te News 24, ku mes të tjerash tha se është përzgjedhur nga Rama për shkak të përvojës dhe profilit të tij politik. “Home sweet home” tha Tavo kur u pyet për kalimin nga LSI-ja te PS-ja. Pra, sipas tij ai po kthehej në shtëpinë e tij politike prej nga ku u largua 14 vite më parë për t’u hedhur në krahët e Ilir Metës. “Jam shumë i lumtur që jam shkëputur nga Gjirokastra me detyra të realizuara 100%”, deklaroi më tej Vangjel Tavo. Lidhur me premtimet për Himarën, ish-deputeti i LSI-së tha se “deri në fund të tetorit nuk do të mbetet asnjë himariot pa certifikatë pronësie për shtëpitë”. ©Argjiroja.net









