• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo reagon i shqetësuar për punonjësit e administratës, “harron” Zyrën e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gjirokastër si strukturë paralele e LSI-së

11/03/2021
Tavo shfrytëzon për politikë ndarjen nga jeta të pedagogut në Gjirokastër: Siguroni vaksina, lereni propagandën
Kur LSI drejtonte Bashkinë Gjirokastër, Zyra e Burimeve Njerëzore në këtë institucion ishte kthyer si strukturë paralele e LSI-së. Punonjësit e bashkisë derdhnin në këtë zyrë edhe kuotizacionet (pagesat mujore) për të mbajtur partinë me financa. Ishte një skemë e ngritur dhe e dirigjuar nga vetë Vangjel Tavo, i cili sot shkruan i shqetësuar për presionin që po iu bëhet administratës publike nga “Rilindja”. Që administrata publike në Shqipëri historikisht ka qenë nën presion sa herë vinin zgjedhjet kjo nuk është lajm, por që të bëjë moral Vangjel Tavo për këtë cështje është realisht e tepërt. Nuk është se iu qan hallin nëpunësve të administratës me këto reagime, më shumë ai ka hallin për të patur një alibi në 26 prill kur do t’i humbasë zgjedhjet. Ja cfarë shkruan Tavo sot.
MESAZH PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS TË CILËVE PO U BËHET PRESION
Të nderuar punonjës të administratës, Jemi në dijeni të presioneve të mëdha që po ju bën “Rilindja.” Po ju marrin me detyrim në mbledhje organizatash, për të dalë në foto në takimet e “Rilindjes,” duke ju kërcënuar me largim nga vendi i punës, duke ju bërë presion me bukën e gojës. Duroni edhe pak ditë se dhunuesit dhe ofenduesit e dinjitetit tuaj do largohen. Pas 25 prillit nuk do largoheni ju nga vendi i punës. Do largohen vetëm ata që po ushtrojnë presion ndaj jush. I kemi mbajtur shënim që të gjithë. Ata do mbajnë përgjegjësi për shantazhet dhe presionet ndaj jush. Asnjëri prej jush nuk do largohet nga puna pas 25 prillit. Do vazhdoni në punën tuaj, duke ju respektuar për çfarë keni bërë e çfarë bëni në shërbim të njerëzve dhe administratës. Të trajtuar me respektin dhe dinjitetin që meritoni. Ndërsa dhunuesit tuaj të “Rilindjes” bashkë me vetë sektin abuzues të “Rilindjes” do shporren përgjithmonë. Ndaj mos kini as frikën më të vogël e mos u intimidoni. Duroni edhe pak ditë sa të shporrim këta kërcënues që luajnë me bukën e gojës për ju dhe familjen tuaj. Ju e shikoni më mirë se kushdo se sa poshtë kanë rënë! Sa të panikosur janë! Janë të tmerruar nga largimi i sigurtë ndaj edhe ju terrorizojnë ju. Edhe 44 ditë dhe do çliroheni ju, qarku i Gjirokastrës dhe mbarë vendi, nga ky sekt malinj, nga këta njerëz pa zemër, pa humanizëm dhe respekt për njerëzit dhe familjet e thjeshta, nga këta që dhunojnë mundin, gjakun, bukën tuaj. Ju premtoj se pas 25 prillit nuk do ju cenohet më as dinjiteti e as vendi i punës por do jetë FITORE E MADHE për të gjithë ju dhe banorët e thjeshtë të qarkut tonë të mrekullueshëm.

Related Posts

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive
Kryesore

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Kryesore

Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

04/04/2026
Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Kryesore

Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al