Vangjel Tavo vijon të bëhet qesharakë. Në fillim të kësaj jave depozitoi dy kallëzime të tjera penale në polici.
“Kam bërë dy kallëzime. Njëri është shtesë kallëzimi për kallëzimin e parë mbi mallrat e magazinuara nga bashkia. Shtroj pyetjen, se nëse ishin ndihma për bashkinë, pse kishte aty eksponentë të Partisë Socialiste. Kërkoj që të hapen kamerat e sigurisë dhe të shihen personat. Tjetri është kallëzim në emër të një qytetari, i cili më ka shkruar një letër dhe thotë se “rilindasit” u premtojnë lekë në këmbim të votës”, shprehet Tavo.
Siç e kemi thënë prej fillimit të kësaj fushate, Vangjel Tavo i bën kallëzime të tilla për të patur gati alibinë e humbjes së zgjedhjeve më 25 prill.