• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo vijon talljen me Gjikurinë: Nëse s’ka ikur në Amerikë, pres përgjigje për postin e nënkryetarit

13/08/2024
Kontrata e lobimit? Vangjel Tavo në SPAK: Isha për një kallëzim që kam bërë vetë

Vangjel Tavo ka dhënë një intervistë për Report Tv. Ai përsëriti ftesën cinike për Petro Gjikurinë që të bëhet nënkryetar i Bashkisë Himarë.

“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë”, thotë Vangjel Tavo në një intervistë me skype me Report Tv. Kundërshtarët politikë i ka lënë pas.

“Nuk jam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushtatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për ti paraprirë disfatës elektorale. As jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën e himariotët”, tha Tavo.

Tavo shtoi se është ende e hapur ftesa për rivalin, Petro Gjikuria, – kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” përballë të cilit fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.

“Po pres përgjigje edhe nga ish rivali, zoti Gjikuria. Që nuk e di nëse vijon të jetë këtu apo në Amerikë. Nëse është këtu po pres përgjigje, pozicioni i nënkryetarit është i hapur për zotin Gjikuria”, shtoi ai.

Ka lënë pas edhe debatin për zgjedhësit me karta identiteti të skaduara dhe shtesat në lista.

“Do të trajtohet nga KAS. Ata thonë se ishin 300 emra në listë. Më denoncuan dhe mua që s’paskam të drejtë të lëvizë. Po unë s’paskam të drejtë të lëviz?

Po ua fal dhe këto vota? Ia dalin dot? Ata i përdorin si argumente thjesht për ti mbushur mendjen se në Himarë është bërë manipulim për të justifikuar disfatën më të madhe që kanë pësuar në Himarë.

Dhe nëse vijojnë kështu distafa do të jetë edhe më e madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mes personave që ishin me kartë të skaduar identiteti ishin dhe zgjedhësit e mi. Edhe atyre u thashë më vjen keq ligji është i barabartë për të gjithë”.

Ndërsa kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet i burgosur në shtëpinë e tij në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tiranë, Tavo i çon një mesazh nga Himara.

“1477 vota. Ta mendojnë mirë, ta fiksojnë dhe ta kujtojnë për vite me radhë sepse në vitet e ardhshme fitorja do të jetë edhe më e madhe. E përshëndes Berishën nga ekrani juaj i Report Tv”.

Ish kryeministri ndodhet në ‘arrest shtëpie’ prej 30 dhjetorit 2023 për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al