• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavos i dalin të palarat në Gjirokastër, Luftëtari në prag të shpërbërjes

04/12/2018
Tavos i dalin të palarat në Gjirokastër, Luftëtari në prag të shpërbërjes

Kur para pak javësh futbollistët e Luftëtarit dhanë alarmin për 5 paga të vonuara dhe kërcënuan me bojkot, Luftëtari përgënjeshtroi mediat, duke pretenduar se ishin vetëm 2 paga të vonuara dhe se gjithçka do zgjidhej shpejt. Më pas klubi njoftoi se depozitoi një pagë dhe kishin mbetur edhe dy pa paguar, duke dalë në kundërshtim me veten në lidhje me muajt pa paguar.

Tani dalin në dritë të palarat e klubit gjirokastrit, që qenka në kolaps total dhe më në fund e pranon edhe vetë, sepse një shkresë zyrtare nga drejtori sportiv Rigers Malile i është dërguar gazetës Panorama-Sport, që ka demaskuar drejtuesit e klubit, deri dje të prerë në qëndrimet zyrtare se skuadra nuk kishte halle financiare.

Malile u ka dërguar një shkresë zyrtare aksionerëve të klubit, Vangjel Tavo, Grigor Tavo e Bekim Halilaj, ku ndër të tjera u thotë: “Mbi 5 futbollistë kanë kërkuar ndërprerjen e kontratës në bazë të rregullores dhe në janar do të largohen duke marrë edhe pagat e prapambetura, sipas rregullores. Në këtë moment skuadra është e shpërbërë, nuk kemi fonde jo vetëm për pagat, por as për të vazhduar kampionatin, sepse nuk paguajmë dot transportin dhe hotelin. Restoranti ku ushqehen futbollistët nuk pranon të vijojë bashkëpunimin më tej, pa u paguar, ndërsa lojtarët mund të mbeten në rrugë, për shkak se nuk janë paguar qiratë e shtëpive ku banojnë. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ju, që të shmanget shkatërrimi total“.

Rrënimi i Luftëtarit ka nisur që në verë, kur u larguan disa nga yjet e skuadrës, u bë çorap ekipi duke larguar trajner e lojtarë veteranë dhe duke afruar lojtarë anonimë nga jashtë, si dhe trajner të huaj pa eksperiencë. Më pas erdhën ndeshjet skandaloze në Europa League dhe ndeshja e luajtur në Elbasan kundër Ventspils është nën hetim nga UEFA, që pritet ta përjashtojë për shumë vite Luftëtarin nga kupat e Europës, por pritet edhe të mos ia akordojë premion që i takon për pjesëmarrjen në Europë, çka shton hallet financiare të klubit.

Related Posts

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit
Sport

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës
Sport

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al