Këngëtarja e njohur Tayna, perfshiu ne këngen e saj “Thana”, refrenin ikonik të këngës “Vajzat e fshatit tim” të Alida Hiskut, një perlë e muzikës shqiptare që prej dekadash zë një vend të veçantë në kujtesën e publikut.
Ndryshe nga rastet kur elementë të tillë ripërdoren pa autorizim, këtë herë gjithçka është realizuar me dakordësi të plotë. Vetë Alida Hisku, legjenda e muzikës shqiptare, ka treguar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën, se si lindi ky bashkëpunim i veçantë. Ajo theksoi se materialin muzikor ia ka dhuruar Taynës me dëshirën që muzika shqiptare të dëgjohet edhe më shumë nga publiku në Kosovë. Megjithatë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Tayna i ka dërguar 250 euro.
“Diku, menaxherëve të Taynës i kishin treguar për këtë këngë të bukur shqiptare që 50 vjet, akoma këndohet nga tre brezat.
Biznesi sicc është sot dihet. Ne shqiptarët e brezit tim nuk këndojmë për biznes. Më pasmenduan që të merrej kënga ime, si punë karremi dhe më merr në telefon Tayna dhe më thotë që dua të bëj këngën tënde. Do marr një pjesë nga zëri jot. E pash në dy aspekte. Në konkurrencë nuk shikoj asnjë lloj këngëtari sepse unë jam e një brezi tjetër.
Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale. Qëllimi im ishte që një këngë shqiptare të shkonte edhe tek publiku i Kosovës, pa llogaritur ka apo jo sukses. Ajo më kërkoi numrin e Enver Shëngjergjit dhe Xhuljana Jorganxhi që ka bërë tekstin dhe pas dy javësh kam parë që më ka postuar 250 euro. Unë nuk e shita këngën, ja dhurova. Por ajo ishte një simbol”, tha këngëtarja Alida Hisku.









